19 Prill 2024

Moti sot kryesisht i kthjellët dhe me diell

Prishtinë, 16 shkurt - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se fushat anticiklonike të shtrira mbi rajonin e Ballkanit do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Dita e pavarësisë, parashihet të jetë me shtim të vranësirave dhe intervale me diell, por në fushat termike do të kemi rritje.

Kështu që nëse bëjmë një krahasim me vitin 2008 kur kishim temperatura negative, tani ato do të jenë tipike pranverore gjatë ditës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)