19 Mars 2024

Moti sot dhe nesër nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik

Prishtinë, 26 nëntor - Në parashikimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)