18 Prill 2024

Moti sot dhe nesër me shi dhe vende vende edhe me breshër

Prishtinë, 29 prill - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot dhe nesër do të mbajë mot me vranësira konvektive dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Reshjet e shiut parashihen të përcjellën me shtrëngatë dhe me breshër nëpër vende të izoluara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)