24 Prill 2024

Moti sot dhe nesër me diell dhe vranësira të ç’rregullta

Prishtinë, 6 maj - Në parashkimin e motit për sot dhe nesër Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe vranësira të ç’rregullta të cilat vende - vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje të dobëta dhe të izoluar shiu.

Kjo situatë e krijuar barike mund të sjell edhe shkarkime rrufesh nëpër disa zona , kryesisht përreth zonave të larta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)