18 Janar 2021

Moti i njëjtë do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese

Prishtinë, 25 nëntor - Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe gjatë ditëve vijuese.

IHK njofton se kjo vjen si pasojë e masave anticiklonike të stacionuara mbi gadishullin e Ballkanit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë në kufijtë e pashëndetshëm si rrjedhojë e masave pasive të ajrit dhe elementeve tjerë meteorologjikë.

Në mëngjes pritet të ketë mjegull, nëpër ultësira dhe rrëzë maleve. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj ish kryetarit te Komunës së Ferizajt, Faik Grainca për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Katedrales së Madhe të qytetit. (Pranë Katedrales, ora 13:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural organizon ngjarjen promovuese të Master Planit të Ujitjes në Kosovë - #KIMP. (Platforma Zoom - https://zoom.us/j/96935761303?pwd=ek5QRFdZdXBCR0FKditlaTRwMWIvdz09, ora  13:30)