28 Mars 2024

Moti gjatë kësaj jave me intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira

Prishtinë, 13 shtator - Në parashikimin e motit për këtë javë Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur së java e ardhshme fillon me kushte të qëndrueshme meteorologjike.

Parashihen intervale të gjata me diell dhe me pak vranësira të cilat më të fokusuara do të jenë nga dita e enjte dhe gjatë vikendit.

Këto vranësira do të fuqizohen gjatë ditëve të vikendit duke bërë që të kemi ndryshime në kushtet atmosferike.

Parashihen riga shiu të cilat herë-herë do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominuese do të jetë drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia maksimale parashihet të arrijë deri 11m/s.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)