19 Mars 2024

Moti gjatë javës me intervale të gjata me diell

Prishtinë, 13 gusht - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se dy ditët e para të javës vijuese moti do të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, duke e mbajtur gjendjen termike të pandryshueshëm dhe intervalet e gjata me diell.

Nga e mërkura sipas IHK-se priten kushte tjera meteorologjike, meqë masat e ngrohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriperëndimore dhe jugperëndimore e vendit, me vete do të sjellin edhe vranësira  të cilat do të shoqërohen  me reshje shiu.

"Sa i përket fushave barike nuk do të kemi luhatje të mëdha, me vlera minimale nën normalen dhe me 1-3 milibar mbi vlerat e normales, ndërsa në fushat termike do të kemi rënje të temperaturave për 2-4 gradë Celsius nga mesi i javës."

Indeksi UV mbetet në shkallë të rrezikshmërisë, prandaj këshillat e mjekut për tu mbrojtur nga rrezet direkte të diellit mbeten në fuqi.

Temperaturat  minimale do të lëvizin nga 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin  ndërmjet  28-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë  nga veriperëndimi dhe jugperëndimi me shpejtësi  1-7m/s.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)