20 Prill 2019

Moti gjatë javës i vranët dhe me shi, ndersa në viset malore do të bie bore

Prishtinë, 22 tetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell do të karakterizoj vendin për gjatë këtyre pesë ditëve të parashikuara.

Të hënën mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Riga shiu parashikohen edhe ditën e mërkurë, kurse, sa i përket fushave termike, ato do të regjistrojnë vlera, që i përgjigjen afërsisht mesatareve të stinës që jemi.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-6  gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të  lëvizin ndërmjet 10-16 gradë Celsius.

Derisa të mërkurën parashihet që në viset e ulëta të ketë riga të dobëta shiu, në viset malore priten fjolla të lehta bore, meqë atje temperaturat minimale do të zbresin deri në zero 0 gradë Celsius.

Deri ditën e enjte masat e ftohta ajrore do të jenë prezent mbi vendin tonë, kjo si pasojë e erërave që  vijnë nga pjesa verilindore e kontinentit.

 Nga dita e premte e tutje, era do ta ndërroj kahun,  nga verilindja në jugperëndim, me ç ‘raste do të ketë ngritje të lehta të temperaturave në të dy vlerat e ekstremeve dhe krahas këtyre  masat e ajrit do të jenë më aktive.

Shpejtësia e erës në drejtimet e lartë cekura do të lëvizë nga 1-9m/s, e në disa lokalitete shpejtësia e sajë do të regjistroj vlera mbi 11m/s.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)