18 Shkurt 2019

Moti gjatë javës do te jetë me diell dhe pjesërisht i vranët

Prishtinë, 2 korrik - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat  vende-vende do ë shoqërohen me riga të izuluara dhe të dobëta shiu.

Temperaturat do të jenë në ngritje gjatë  këtyre pesë ditëve të parashikimit, minimalet nga 11-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës  nga 23-29 gradë Celsius.

Shtpja atmosferike është mbi vlerat e normales, por gjatë javës do të pësoj rënie të lehta .

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme por dominues do të mbetet veriperendimi, shpejtësia maksimale e së cilës do të arrijë deri 9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)