19 Mars 2024

Mot jostabil gjatë gjithë javës

Prishtinë, 17 qershor - Instituti Hidrometeorologjik parashikon se kjo javë  do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzoj mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikoj edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-13m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)