29 Mars 2024

Mot i vranët për vikend

Prishtinë, 7 prill - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës  ka bërë të ditur se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i vranët dhe kthjellime të pjesëshme të cilat gjatë natës do të jenë më të theksuara.

Temperaturat do t֝ë ngriten mbi vlerat e mesatareve krahasuar me të njejtin muaj të viteve paraprake.

Në disa lokalitete për shkak të ndryshimeve të mëdha të gjendjes termike dhe kushteve tjera klimatologjike, ka mundesi që në orët e para të ketë mjegull afatshkurter.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 16-21 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesht nga verilindja por të dielen do të kemi masa të ajrit nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)