17 Tetor 2019

MMPH ndanë 150,000 € për Komunën e Rahovecit

Rahovec, 19 korrik - Gjatë ditës së djeshme Kryetari i Komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje financimi për Komunën e Rahovecit me z. Fatmir Matoshi, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të financohet projekti i rregullimit të shtratit të lumit nga Hoça e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac e deri në Krushë të Madhe!

Gjatësia e trajtimit të shtratit të lumit është 7,600 metra, ndërsa me këtë projekt synohet të zgjidhet problemi i vërshimeve, trajtimi i ujërave të zeza (kolektori) si dhe rregullimi i mjedisit përgjatë shtratit të lumit. Veç tjerash, në këtë projekt të cilin e ka hartuar Komuna e Rahovecit, parashihen edhe urat, stazat për ecje si dhe ndriçimi në pjesët e banuara.

Ministria për sivjet i ka ndarë 150,000 € për këtë projekt, ndërsa nga ministri Matoshi kemi marrë zotimin se do të planifikohet buxhet edhe për vitin tjetër me qëllim që ky projekt i rëndësishëm në fushën e mjedisit të përfundohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)