23 Tetor 2019

MMPH dhe HABITAT ndihmojnë komunat rreth planifikimit hapësinor

Prishtinë, 18 prill -  Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me përkrahjen e Programit  për Zhvillim Gjithëpërfshirës, implementuar nga UN-HABITAT, në partneritet me PAX dhe CBM, financuar nga Qeveria Suedeze, ka mbajtur punëtorinë e vizionimit dhe planifikimit urban për komunat: Zubin Potok, Mitrovicë Veriore, Zveçan dhe Leposaviq, e cila po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Me qëllim të shkëmbimit të përvojave  në hartimin e dokumenteve të planifikimit urban, pjesëmarrëse  në cilësinë e mysafirëve ishin edhe komuna e Kamenicës dhe Graçanicës.

Në hapje të kësaj punëtorie, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku, së bashku me ekipin e MMPH-së, Leutrim Sahiti, Këshilltar Politik dhe Servet Spahiu, Drejtor i DPHBN, në emër të ministrit, Fatmir Matoshi falendëroi UN-Habitat-in  për përkrahjen që po i japin komunave të Kosovës në hartimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor në nivel komunal dhe u shpreh që MMPH do të mbeshtesë çdo herë komunat e Kosovës në këtë fushë dhe në fusha tjera që mbulon Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Drejtorja e UN-HABITAT-it në Kosovë, Gwendoline Mennetrier, theksoi se kjo punëtori ndihmon komunat tona partnere të gjenerojnë ide inovative dhe konstruktive, në drejtim të zhvillimit të planeve të tyre komunale të komunave respektive.  Ajo vlerësoi që kjo punëtori  është një hap qenësor në rritjen efikase të ofrimit të sherbimeve për qytetarët e komunave respektive si dhe në forcimin e bashkëpunimit nderkomunal dhe nderinstitucional. Ajo në fund u shpreh e impresionuar me punën e tyre.

Në emër të komunave pjesëmarrëse,  foli drejtori i Urbanizmit në komunën e Mitrovicës Veriore, Dejan Krsmanovic  i cili falënderoi MMPH-në dhe UN-HABITAT-in për realizimin e kësaj punëtorie që sipas tij është mjaft e rendësishme në rrugen e tyre të hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor, e cila në veçanti do të jap drejtimin e zhvillimit për planet zhvillimore komunale, vlerësimin strategjik mjedisor dhe hartat zonale.

Gjatë  kësaj punëtorie, komunat kanë marrë njohuri nga zyrtarë të MMPH-së dhe UN-HABITAT-it mbi  procedurat e hartimit të  dokumenteve të planifikimit, duke përfshirë planin zhvillimor komunal, harten zonale,vlerësimet strategjike mjedisore dhe planet tjera sektoriale.

Në kuadër të punëtorisë komunat kanë paraqitur vizionet, qëllimet, objektivat dhe aktivitetet e ndërlidhura me legjislacionin e Kosovës për planifikimin hapësinor, përfshirë banimin, infrastrukturën, ekonominë dhe mjedisin që ngerthejnë në vete edhe fusha tematike tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)