20 Prill 2024

Ministrja Pula vizitoi TC Kosova B që është në remont

Prishtinë, 27 korrik - Ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula e shoqëruar nga këshilltari politik Faik Nahi, kryetari i Bordit të KEK-ut Fadil Çitaku, Drejtori Menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj dhe menaxherë tjerë të gjenerimit dhe TC Kosova B,  ka zhvilluar sot një vizitë në TC Kosova B, ku është njoftuar me punimet që po bëhen në remontin e këtij termocentrali.

Ministrja Pula ka vizituar ambientet e blloqeve të TC Kosova B ku është duke u kryer puna për ndërrimin e rotorëve të dy blloqeve të këtij TC që do të ngrisin kapacitetin për 50 MW dhe ka bashkëbiseduar me punëtorët që po kryejnë këto punime, nga të cilët është njoftuar me ecurinë e këtij procesi.

Me këtë rast Ministrja Pula ka vlerësuar punën e bërë në KEK për mirëmbajtjen dhe remontin kapital të dy blloqeve të TC Kosova B duke shtuar se kjo do të ndikojë në rritjen e kapaciteteve gjeneruese dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike.

Pas vizitës në blloqet e TC Kosova B, Ministrja Pula ka zhvilluar një takim me drejtues të Bordit të KEK-ut dhe menaxhmentin e KEK, nga të cilët është informuar lidhur me investimet që janë duke u bërë në këtë korporatë për operimin sa më të mirë të saj.

Gjithashtu ministrja është interesuar të di për gjendjen aktuale operative të TC Kosova B, nevojat për investime në këto blloqe, me qëllim të mbajtjes së këtij niveli të kapacitetit dhe prodhimit në vitet që vijnë deri në kohën e rehabilitimit të domosdoshëm, 2016/2017 kur këto TC duhet të plotësojnë kriteret e nivelit të emisioneve të gazrave dhe hirit sipas direktivave të BE-së.

Me kënaqësi është konstatuar se TC Kosova B që nga viti 2008 ka arritur rekordet të prodhimit dhe disponueshmërisë së njësive të saj.  Vazhdimi i këtij trendi i jep një vlerësim të lartë këtij TC dhe paraqet një aset shumë të vlefshëm të Kosovës.

Sipas planit kohor të KEK-ut, Blloku B2 i TC Kosova B nga 1 korriku deri më 30 korrik gjendet në remont respektivisht në instalimin e rotorit të ri të turbinës dhe për punët në mirëmbajtje preventive për përmirësuar operimin në të ardhmen.

Ndërkaq, Blloku B1 nga 16 korriku deri më 25 gusht ka hyrë në remont për instalimin e rotorit të ri të shtypjes së ulët, rotorit të ri të gjeneratorit dhe për punë të mirëmbajtjes preventive. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)