29 Mars 2024

Ministrja Pula kërkon shpejtimin tenderit TC “Kosova e Re”

Prishtinë, 19 korrik - Komiteti Drejtues i Projektit të Termocentralit “Kosova e Re” ka mbajtur sot takimin e radhës ku diskutoi për hapat e shpejta që duhet të ndërmerren për finalizimin e përgatitjeve për pakon tenderuese për këtë projekt.

Ministrja e Energjisë dhe Minierave Justina Shiroka-Pula, në cilësinë e kreut të KD-së ka njoftuar anëtarët e Komitetit Drejtues mbi punën intensive të javëve të fundit për të tejkaluar rezervat e Komisionit Evropian mbi Konceptin e Modelit të Rishikuar të Tregut të Energjisë Elektrike të ofruar nga Këshilltarët ndërkombëtarë të financuar nga Banka Botërore dhe USAID-i.

Për këtë çështje Ministrja Pula dhe përfaqësues të institucioneve të tjera relevante janë takuar disa herë me përfaqësuesit e Komisionit Evropian.

Ministrja ka kërkuar edhe një herë nga Këshilltarët e Transaksionit të jenë të vëmendshëm ndaj obligimeve që ka Kosova në rrugën e integrimit Evropian, obligime që lidhen me domosdoshmërinë e zbatimit të Acquis të BE-së për energjinë, mjedisin dhe konkurrencën. 

“Këshilltarët e transaksionit duhet të kenë parasysh kërkesat e Programit të Qeverisë dhe Strategjisë së Energjisë 2009-2018, të dyja këto dokumente të rëndësishme të miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, ka thënë Ministrja Pula.

Ministrja dhe të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues theksuan synimin e këtij Komiteti për të finalizuar draftin e Kërkesës për Propozime deri në fund të muajit korrik 2010. Ky draft do t’i paraqitet më pas Qeverisë për miratim dhe do t’i dërgohet në fillim të muajit gusht katër konsorciumeve të shortlistuara për projektin “Kosova e Re”.

Komiteti Drejtues i TC Kosova e Re në këtë takim ka diskutuar edhe çështjet lidhur me:

·    Vlerësimin e TC Kosova B dhe mënyrën e identifikimit të masës së aksioneve të Kosovës në TC Kosova e Re si rezultat i përfshirjes e TC Kosova B në TC Kosova e Re,

·    Vlerësimin e aseteve të mihjes së Re të Sibovcit dhe pjesëmarrjen sa më të madhe të Kosovës në partneritetin publik privat për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj mihjeje,

·    Kërkesën për miratimin në Qeveri të konceptit të ndryshuar të modelit të tregut të energjisë elektrike pas vërejtjeve të Komisionit Evropian dhe vazhdimin menjëherë të punës për disajnimin e plotë të modelit të këtij tregu në përputhje edhe me kërkesat e Traktatit për Komunitetin e Energjisë, dhe

·    Kërkesën për përfshirjen në Projektin “Kosova e Re” të prodhimit të kombinuar të energjisë për të mundësuar lidhjen e Ngrohtores së Prishtinës me TC Kosova B dhe Termocentralin e Ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)