23 Prill 2024

Ministrja e Mjedisit nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me UN- Habitat-in

Prishtinë, 7 qershor - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj sot ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për realizimin e “Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës”, që zbatohet nga UN-Habitat-i, PAX/CBM dhe e financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimi dhe Zhvillim (Sida) me përfaqësuesen e UN-Habitat-it në Kosovë znj. Gwendoline Mennetrier.

Në ceremoninë  e nënshkrimit të këtij memorandumi ministrja Reshitaj falënderoi UN-Habitat--in për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  në fushën e planifikimit hapësinor, me theks të veçantë në hartimin e hartave zonale të komunave të Kosovës.

“Përmes këtij memorandumi UN-Habitati do të  ndihmojë në  ngritjen e kapaciteteve të ministrisë dhe komunave në fushën e planifikimit hapësinor dhe urban, hartimin e dokumenteve strategjike” deklaroi ministrja Reshitaj.

Nga ana tjetër përfaqësuesja e UN-Habitat--it në Kosovë znj Mennetrier përshëndeti këtë mundësi për thellimin e bashkëpunimit të sinqertë me Ministrinë, një partner afatgjatë në Kosovë, sidomos në mbështetje të komunave të veriut dhe qytetarëve.

Programi është në partneritet me MMPH-në dhe MAPL-në dhe ofrojnë udhëzime për komunat në vendosjen e strukturave të planifikimit dhe zhvillimin e produkteve dhe proceseve të planifikimit, forcimin e angazhimit demokratik të qytetarëve në vendimmarrje dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarë nëpërmjet bashkëpunimit ndër-komunal.

Në fund ministrja Reshitaj u shpreh e bindur që ky bashkëpunim do të sjellë rezultate pozitive në krijimin e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në vendin tonë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)