25 Prill 2024

Ministri Matoshi dhe Lluka vizitojnë Gjilanin dhe Kamenicën

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, së bashku me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të vizitojnë komunën e Gjilanit dhe atë të Kamenicës.

Gjatë kësaj vizite ata do të takohen me kryetarin e Gjilanit, atë të Kamenicës si dhe do të vizitojnë vendet ku po realizohen disa projekte në këto dy qytete.

Vizita fillon me takimin në KRU “Hidromorava” në Gjilan, pason takimi me kryetarin e komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, pastaj vizita në digën e Përlepnicës ku do të mbahet edhe konferenca për media.

Ministrat nesër do të vizitojnë edhe Kamenicën, ku së bashku edhe me kryetarin e komunës Qendron Kastrati do të mbikëqyrin punimet në realizimin e 3 projekteve: “Ruajtja e ambientit dhe rekreacionit në  Kamenicë”, “Renovimi i Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë” si dhe “Ndërtimi i ujësjellësit, trotuarit dhe ndriçimit publik në Kamenicë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)