05 Gusht 2020

Ministri Gashi takoi ministren e Mjedisit të Suedisë Lena Ek

Stkoholm, 24 prill - Pas arritjes  në Stokholm të Suedisë, për të marrë pjesë në konferencën Stokholm+40, ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi e priti Ministrja e Mjedisit e Suedisë, Znj. Lena Ek.

Në këtë takim njoftues, ministri Gashi falënderoi Qeverinë Suedeze, Ministrinë e Mjedisit dhe Agjencinë Suedeze për Zhvillim (SIDA) për ndihmën që i ka ofruar ky vend Kosovës përgjatë gjithë viteve të pas luftës.

Ai iu referua programit të Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal në Kosovë, Strategjisë për Mbrojtje të Mjedisit dhe Planit për Veprim në Mjedis, të gjitha këto projekte të financuara nga Qeveria Suedeze.

Në vazhdim Ministrat Gashi dhe Ek biseduan rreth problemeve me të cilat Kosova, e veçanërisht MMPH, ballafaqohet çdo ditë, duke përmendur emetimin e gazrave të dëmshëm nga industritë e rënda, depozitë  ilegale të mbeturinave, asgjësimin e mbetjeve kimike dhe pastrimin e lumenjve.

Ministri Gashi gjithashtu përmendi pengesat me të cilat po ballafaqohet Kosova për të marrë pjesë në forume të ndryshme  botërore, pengesa të cilat ai i cilësoi të natyrës politike.

Në të njëjtën kohë, ministri Gashi kërkoi ndihëm e ministres Ek për pranimin e Kosovës në Konferencën Rio+20, për të cilën MMPH është duke u përgatitur që prej një viti.
Ministrja Ek premtoi gjithë ndihmën e saj për përkrahje të mëtutjeshme për Kosovën në nisma të tjera mjedisore.

Në fund të vizitës, ministri Gashi ftoi ministren Ek për një vizitë në Kosovë për të parë për së afërmi projektet të cilat janë realizuar nga ndihmat e Qeverisë Suedeze, ftesë së cilës ministrja Ek  iu përgjigj pozitivisht.

Në ditët e ardhshme, ministri Gashi pritet të takohet me përfaqësues të ndryshëm qeveritarë e biznesorë të cilët po marrin pjesë në Forumin e Partneritetit për Zhvillim të Qëndrueshëm në Stokholm.

Konferenca do të vazhdojë deri me 25 Prill.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Gusht 2020

- Oda Ekonomike e Kosovës, Ministria e Drejtësisë dhe USAID-Programi për Drejtësi Komerciale do të mbajë forum virtual me temë 'Ekonomia gjatë pandemisë COVID-19. Si do të ndihmojë Gjykata Komerciale?'. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit voton raportin vjetor të Akademisë së Drejtësisë, Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si dhe diskuton lidhur me Raportin e Punës së Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurial të Kosovës. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Grupi i Aktorëve të Prishtinës mban konferencën për media e cila organizohet me rastin e adresimit të kërkesës se aktoreve në Drejtorinë e Kulturës në Komunën  e Prishtinës, për krijimin e trupës artistike të Teatrit të qytetit në Prishtinë. (Para Komunes te Prishtines, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë miraton planin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:30 - Nisja për media nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)