13 Gusht 2020

Ministri Gashi merr pjesë në konferencën Stockholm +40

Prishtinë, 23 prill - Sot më 23 Prill, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi udhëtoi për në Stokholm të Suedisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Partneritetit për Zhvillim të Qëndrueshëm, “Stochkolm +40”.

Gjatë ditës së sotme, Ministri Gashi do të takohet me Ministren e Mjedisit të Suedisë, Znj. Lena Ek.

Në ditët në vazhdim, për Ministrin Gashi janë organizuar disa takime bilaterale me përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës që po marrin pjesë në këtë konferencë.

Konferenca Stockholm +40, ka për qëllim bashkëpunimin dhe krijimin e dialogut ndërmjet akterëve  të ndryshëm për zhvillim të qëndrueshëm dhe sfidat.

 Kjo konferencë është pasardhëse e një numri të konferencave që mbahen çdo 10 vite, ndërsa konferenca e parë e këtij lloji është mbajtur në Stokholm në vitin 1972.

Ministri Gashi do të qëndrojë në Stokholm deri më  26 Prill.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Gusht 2020

- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, viziton Komunën e Deçanit. (Objekti i Komunës se Deçanit, ora 10:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do të nënshkruaj memorandum bashkëpunimi për financimin e projekteve infrastrukturore me kryetarin e komunës së Istogut, Haki Rugova. (Komuna e Istogut, ora 10:00)

- Policia e Kosovës organizon ceremoninë e prerjes së shiritit të objektit të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Radavc ku pjesëmarrës do të jenë Drejtori i Përgjithshëm i PK-së, përfaqësues të ICITAP-it Amerikan dhe personalitete të larta vendore, përfshirë epror të PK-së. (Radavc, rruga Vitomiricë - Kullë, ora 11:00)                                              

- Drejtoria e Shëndetësisë e Komunës së Prizrenit do të bëjë hapjen e pjesës së renovuar të QKMF-së, ku do të punojë ndërrimi i tretë ku i pranishëm do të jetë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DSH-së, Narqize Arënliu Hoxhaj. (QKMF në Prizren, ora 12:00)