20 Prill 2024

Ministri Beqaj udhëton sot për në Bruksel

Prishtinë, 21 mars - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj udhëton sot për në Bruksel ku nesër do të takohet me Komisionarin për Energji, Gunther Oettinger dhe zyrtar të tjerë të lartë të Komisionit Evropian.

Ministri Beqaj do ta njoftojë komisionarin Oettinger lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë në Kosovë duke përfshirë këtu edhe privatizimin e distribuimit dhe furnizimit të energjisë (KEDS), projektin e TC Kosova e Re dhe çështjet tjera me interes të ndërlidhura me sektorin dhe komunitetin e energjisë.

Beqaj gjatë qëndrimit në Bruksel do të takohet edhe me Stefano Sanino, Drejtor i Përgjithshëm për Zgjerim në Komisionin Evropian, me të cilin do të bisedojë lidhur me çështjet e integrimit ekonomik, marrëveshjen për tregti të lirë, liberalizimin e vizave dhe reformat strukturore në ekonominë e Kosovës.

Ministri një takim  do ta ketë edhe me Peter Bekx, drejtor i Drejtorisë për Marrëdhenie Ekonomike Ndërkombëtare dhe Financiare në Drejtorinë e Përgjithshme për Ekonomi dhe Financa në Komisionin Evropian.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)