29 Mars 2024

Ministri Beqaj takoi ministrin e Energjisë të EBA-së

Abu Dhabi, 19 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Energjisë Botërore në Abu Dhabi, është takuar me ministrin e Energjisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Dhaen Al Hamli, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve.

Një ndër temat kryesore në kuadër të sferës së energjisë ka qenë edhe diskutimi rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e energjisë së ripërtrishme, me ç’rast ministri arab i ka ofruar ministrit Beqaj informata rreth eksperiencave të tyre në zhvillimin dhe avancimin e kësaj fushe të energjisë.

Gjithashtu, ministri Beqaj gjatë ditës së sotme ka vizituar Institutin Masdar dhe gjatë kësaj vizite është analizuar mundësia dhe është theksuar nevoja e bashkëpunimit të këtij instituti me institutet relevante në Republikën e Kosovës.

Beqaj ka propozuar që në të ardhmen ekspertët dhe studentët kosovarë, të kenë mundësinë të shfrytëzojnë këtë kanal për t’u informuar rreth trendeve në fushën e zhvillimit teknologjik, avancimit të tyre profesional dhe pjesëmarrjes së tyre në trajnimet në segmentin e teknologjisë, gjë që ka gjetur mbështetje të fuqishme nga ana e udhëheqësve të këtij instituti.

Ministri Beqaj ka shfrytëzuar këtë samit për t’u takuar me zyrtarë të lartë të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme, për të prezantuar arritjet e Kosovës në të gjitha sferat, me theks të veçantë në aspektin e zhvillimit energjetik dhe një gjithashtu është takuar me investitorë potencial të cilët janë të interesuar rreth mundësive për investime në Republikën e Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)