19 Prill 2024

Ministri Beqaj po qëndron në vizitë zyrtare në SHBA

Washington, 6 janar - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj në kuadër të vizitës në SHBA, do të marrë pjesë në organizimin vjetor “Lutjet kombëtare të mëngjesit”, në Uashington DC, ndërsa ka zhvilluar takime të veçanta me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, USAID-it, dhe organizatave tjera.

Ministri Beqaj, me këtë rast është takuar me përfaqësuesit e Departamentit të Shtetit, Dan Rosenblum, Thomas Lersten dhe Wendy Brafman, si dhe përfaqësuesit e USAID, me të cilët ka diskutuar rreth mundësive të zgjerimit të bashkëpunimit dhe përkrahjes për sektorin e energjisë, minierave dhe fushat e tjera me ndikim në zhvillimin ekonomik.

Kreu i MZHE-së, ka falënderuar Departamentin e Shtetit për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Republikës së Kosovës, e veçanërisht në fushën e ekonomisë.

Ministri Beqaj gjithashtu takoi Kongresmenin Eliot Engel, i cili njëkohësisht është bashkudhëheqës i Këshillit përgjegjës për çështjet e shqiptarëve, me qëllim të afirmimit dhe përkrahjes së tyre në kuptimin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Me këtë rast, Beqaj ka theksuar progresin që ka arritur Kosova nga periudha e shpalljes së pavarësisë, prioritetet në ekonomi si dhe reformat e ndërmarra në kontekstin politik dhe atë ekonomik.

Me tej, ministri Beqaj e njoftoi atë lidhur me projektet në fushën e energjisë, promovimin mundësive për investime në burimet e energjisë alternative, si dhe reformat strukturore me qëllim të krijimit të parakushteve për një ekonomi funksionale të tregut, ku sektori privat do të ketë rolin kryesor në gjenerimin e rritjes ekonomike.

Ministri Beqaj gjithashtu ka takuar edhe Christopher Smart nga Departamenti i Thesarit, Bob Ichord nga Zyra për Resurse Energjetike – Departamenti i Shtetit, si dhe përfaqësuesit e një organizate joqeveritare që merret me sektorin e energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)