25 Prill 2024

Mijëra qytetarë protestojnë kundër hajnisë

Prishtinë, 25 prill - Grupi i Qytetarëve të Organizuar gjatë ditës së sotme në gjashtë qytete të Kosovës ka mbajtur protestën kundër parregullsive, mashtrimeve dhe hajnive që kanë ndodhur me faturat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Nën moton “Ndale hajninë zhvilloje shtetin” protesta në qytetin e Prishtinës ka nisur nga ndërtesa e KEK-ut dhe ka vazhduar për gjatë sheshit "Nënë Tereza
" për tu ndalur para Qeverisë.

Sebë Bytyqi nga Instituti IPOL i ka thënë protestuesve se kjo qeveri po e vjedh xhepin e qytetarëve dhe e ka shuar shpresën për të jetuar në Kosovë.

Ai ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet për hajninë që po bëhet në vend.

"Pas luftës kemi pas shpresa që do te zhvillohet shumë ky shtet, por këta po e rënojnë këtë shtet, e kanë rënduar xhepin tonë duke sjell çmime të energjisë elektrike të Zvicrës, kjo është e papranueshme", ka thënë Bytyqi para protestuesve.

Protesta ka përfunduar e qetë ndërsa organizatoret kanë paralajmëruar protesta tjera deri sa të plotësohen të gjitha kërkesat.

Edhe Dardan Ibrahimi, nga këshilli organizativ i protestës, ka thënë se është mirë që janë vënë kontakte rreth protestës edhe me qytet tjera, ndërsa premtoi se do të vazhdohet deri në arritjen e kërkesave të grupit të qytetarëve.

“Nuk ka lidhje nëse janë pak njerëz në protestë. Ne prapë do të vazhdojmë me protesta deri në arritjen e kërkesave tona, e ato nuk kanë ndryshuar dhe janë të bazuara në KEK”, ka thënë Ibrahimi, duke shtuar se pret zbatimin e vendimeve, duke përfshirë shkarkimet etj.

Ndërsa në Pejë janë bashkuar një numër i konsiderueshëm qytetarësh. Njëri nga organizatorët e protestave nga Prishtina, Yll Rugova ka thënë se e gjithë kjo që kishte filluar me 20 vetë po përfshin gjithë Kosovën dhe tashmë ka dhënë rezultatet në mosarritjen e çmimit të energjisë dhe fillimin e hetimeve.

“Ajo që na bashkon të gjithëve është se ne duam të kërkojmë llogari nga institucionet e këtij vendi, të cilat në mungesë të reagimit qytetar kanë vazhduar që pa dhimbje të punojnë në dëm të njerëzve që përfaqësojnë” ka thënë Rugova.

Ndërsa si përfaqësuesi i qytetarëve të Pejës Xhevdet Belegu ka thënë se “në këtë shtet nuk ka vend për individë të cilët duan të përfitojnë me xhepin e qytetarit, nuk ka vend për ata që duke na varfëruar jetën tonë si qytetar, thirren në atë se po ndërtojnë shtet për qytetarët e saj” ka thënë Belegu.

Pjesëmarrësit në protestë kanë shprehur gatishmëri të vazhdojnë edhe protesta tjera.

Gjithashtu edhe në Gjakovë pjesmarrës kanë qenë disa qindra qytetarë. Protestuesit kanë deklaruar se arsyeja e daljës në protesta është shkalla e lartë e korrupsionit dhe keqpërdorimeve të ndryshme, duke pohuar se, sipas tyre, çdo gjë po shkon mbrapsht dhe kështu më nuk mund të jetohët.

Edhe në Mitrovicë, pjesmarrës në protestë kanë qenë disa dhjetëra protestues të cilën kanë kërkuar që të angazhohen më shumë në organizimet e ardhshme. Pakënaqësitë e qytetarëve në këtë qytet janë shumë të mëdha dhe me një organizim qytetar do to të mund të bashkohen më shumë qytetarë në protesta.

Dardan Ibrahimi, nga këshilli organizativ i protestës, ka thënë se është mirë që janë vënë kontakte rreth protestës edhe me qytet tjera, ndërsa premtoi se do të vazhdohet deri në arritjen e kërkesave të grupit të qytetarëve.

“Nuk ka lidhje nëse janë pak njerëz në protestë. Ne prapë do të vazhdojmë me protesta deri në arritjen e kërkesave tona, e ato nuk kanë ndryshuar dhe janë të bazuara në KEK”, ka thënë Ibrahimi, duke shtuar se pret zbatimin e vendimeve, duke përfshirë shkarkimet etj.

Ndërkaq në Prizren dhe Ferizaj është protestuar kundër hajnisë. Pjesmarrës kanë qenë disa qindra, gjegjësisht disa dhjetëra qytetarë të cilët janë deklaruar qytetarët për problemet e tyre. Fjalimi që është lexuar, ka qenë i njejtë në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Ka nisur në Prishtinë. Tash është në gjithë Kosovën. Dhe nuk do të ndalet derisa institucioni i llogaridhënies të instalohet njëherë e mirë! Derisa NE, pra qytetarët e Kosovës, ta ndalojme zaptimin e institucioneve që tash e një kohë ka nisur”, është thënë në fjalimin e lexuar në kryeqendrat e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)