18 Nëntor 2019

Metush Zenuni largohet nga puna prej presioneve të Minstres Pula

Prishtinë, 8 tetor - Metush Zenuni, ish - Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Enegjisë dhe Minierave ka vendosur të largohet nga puna prej Ministrisë së Energjisë dhe Minierave pasi që sipas tij nuk mund t'i bej ballë presionet dhe sjelljet e ulëta të ministrës Justina Pula dhe të punësuarve të jashëligjshëm të saj.

"Unë Metush Zenuni, ish - Udhëheqës i ZMP-së në MEM, i detyruar nga presioni dhe sjelljet e juaja të ulta, i diferencuar ideo-politikisht nga stafi udhëheqës në MEM, veqanarisht nga Ministrja Justina Pula, jap dorëheqje të pa kthyeshme nga detyra që nuk përkonte me proflin dhe përgatitjen time", ka thënë Zenuni në letrën e dorëhqjes.

Ai thotë së ka filluar punën në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave me 17 maj 2005, në pozitën Udhëheqës i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun, dhe sa ka ndjerë përgjegjësi të madhe në detyrën që më është besuar.

Megjithate, fatkeqësisht sipas tij në Kosovë edhe pse flitet shumë për Demokraci, ende sundon mentaliteti  i qeverisje, i cili  kundershtarët politik i shikon nga prizmi i armikut të përbetuar që duhet zhdukur nga faqja e dheut.

Ai thot së fillimisht punët shkuan mjaft mirë edhe pse shihej një dozë e tepruar e mos besimit dhe arrogancës nga ana e Ministres Justina Pula, por edhe e stafit tjetër politik.

Ministrja Pula e kishte larguar ate nga puna duke i sjell në punë tre anëtar të PDK-së, dhe duke i emëruat pa kurrëfarë baze ligjore apo thënë ndryshe pa konkurs.

Të punësuarit pa konkurs në MEM ishin Naim Zeqirin në postin e drejtorit të zyrës për informim dhe dy tjerë Leonora Makolli e Marije Doda në pozitën e  dy zyrtarëve të zyrës për Marrëdhënie me Publikun.

Zenuni thot së Ministrja Pula ka bërë shkelje flagrante që do të dënohet me Kushtetutën e Kosovës, por do të denohej edhe në shtetet më dikatoriale në botë.

"Unë u gjenda para një vendimi dhe situate shumë të rëndë. Një muaj kemi punuar në një zyrë, dy Udhëheqës të Zyrës për Marrëdhënie Publike. Unë me kontratë të rregullt dhe Naim Zeqiri me masa të dhunshme! Nuk veprova ashtu siq e meritonit ju Justina Pula, Naim Zeqiri dhe Leonora Makolli për shkak se niveli im intelektual dhe edukata ime familjare nuk më lejonte të merrem me njerëz të kategorisë sic jeni ju diktatorët  e vegjël të MEM-it, por edhe për shkak se shpresoja se institucionet më të larta të Qeverisë së Kosovës do ta venë në vend drejtësinë", thotë Zenuni.

Ai thotë së për këtë i është drejtuar me një letër edhe Kryeministrit Hashim Thaqi, nga i cili kurrë nuk kishte marr përgjigjie.

"Në MEM, anëtarët e PDK-së dhe disa servil tjerë, kanë të drejtë të bëjnë cka të duan me pasurinë e Ministrisë dhe buxhetin e Kosovës,  të sillen si të duan ata, të vijnë në punë kur të duan dhe të paguhen e të gradohen përderisa ata që nuk janë pjesë e PDK-së, ose e klanit të caktuar në MEM, nuk kanë kurrfarë të drejtash dhe trajtohen mizorisht nga klani sundues sikur ata të ishin armiq të shtetit të Kosovës", vijon me tutje ai.

Ai thekson së dorëheqja e tij nuk do të përfundoj me kaq. Rastin e tij, por ka edhe shumë raste në MEM që kanë ndodhur pas ardhjes në pushtet të Justina Pulës, do t'i dërgoj në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, EULEXIT dhe Amnesty Internacional dhe ata do të merren me personat e lartëcekur të cilët sipas tij herët a vonë do të denohen për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut që i kanë bërë ndaj zyrtarëve të MEM-it dhe mua personalisht.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 nëntor 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media në të cilën do të prezentojë hulumtimin rreth opinionit të bizneseve për marrëveshjen Kosovë-Serbi. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:00)

- Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, ÇOHU! me përkrahjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës përmes Programit Matra organizon tryezë në të cilën do të publikohet raporti me titull Qasja në Drejtësi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Qendra e Inovacionit të Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizojnë ceremoninë e hapjes së Javës Globale të Ndërmarrësisë 2019 në Kosovë. (Menza "Ramiz Sadiku" në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi Tematik për të Drejtat e Fëmijëve në Shëndetësi në kuadër të Koalicionit te OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve organizon konferencën për media në te cilën do të prezantojë një dokumet me të dhëna dhe rekomandime për mbrojtjen e ambientit në Kosovë. (Qendra e Resurseve për OSHC, Forumi për Iniciativa Qytetare në Lagjen Pejton, ora 10:00) 

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it do të organizojë tryezë me titull “Pandëshkueshmëria e korrupsionit”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon prezantimin e studimit per Çështjen e Kompleksit të Trepçës dhe Çështjen e Reparacioneve për Krimet e Luftës të kryera në Kosovë në Kontekstin e ‘Finales së Madhe’ eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me PPSE Swisscontact dhe SHB Sharri përuron shtegun turistik të ri Via Ferrata "Panorama". (Gryka e Lumbardhit, 4.5 km nga qendra e qytetit, ora 11:00 - transporti i organizuar nga Komuna e Prizrenit, nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 10:30)

- Në kuadër të aktivitet kulturor kushtuar "Ditet e Alfabetit", promovohet botimi 'Levizja Protestante te shqiptaret 1818-1908" te autorit prof. dr. David Hosaflook. (Biblioteka Kombetare "Pjeter Bogdani", ora 10:30)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës hap ekspozitën “Bienalen e Akuarelit Edicioni i 2-të” e cila sjellë vepra arti të artisëve nga 70 vende të botës me rreth 380 piktura. (Muzeu Kombëtar, ora 19:00)

 

- Në kuadër të projektit ' Tell Me More' të perkrahur nga MKRS dhe DKRS dhe të implementuar nga Kuvendi i të Rinjve të Prizrenit do të realizohet shfaqja teatrale në Shtepinë e Kulturës " Xhemajli Berisha ". (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 20:00)