23 Prill 2024

Merret vendimi për investimin në gazsjellësit South Stream

Beograd, Moskë, 30 tetor - Aksionerët e kompanisë së përbashkët ruse "Gazprom" dhe kompanisë shtetërore" Srbijagas" morrën vendimin pozitiv përfundimtar për investimin e projektit të tubacionit të gazit" South Stream" ("Rryma Jugore") në territorin e Serbisë.

Sektori i tubacionit në territorin serb me një gjatësi prej 470 km do të lidhet me Kroacinë dhe Bosnjën. Sipas vlerësimeve paraprake, realizimi i projektit të gazsjellësit "South Stream" do të krijojë në Serbi rreth 2.200 vende pune dhe do të tërheqë deri në 1,5 miliardë euro investime direkte.

Këtë projekt Rusia së bashku me një sërë vendesh evropiane po e realizon me qëllim të diversifikimit të rrugëve të furnizimit të gazit rus në shtetet e BE-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)