29 Mars 2024

MEF jep 208.333 € për Termokosin dhe ngrohtoren e Gjakovës

Prishtinë, 25 janar - Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala,  ka nënshkruar një  urdhëresë   për t’i transferuar 208.333 euro ndërmarrjes publike komunale të Prishtinës “Termokos”  dhe ndërmarrjes publike komunale Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovë.

Kjo pagesë sipas njoftimit te MEF-it bëhet në kohën  kur këto ndërmarrje ballafaqohen me vështirësi financiare  dhe  kur është përkeqësuar ngrohja e qytetarëve.

Në kuadër të subvencioneve për blerjen e mazutit për ngrohjet qendrore për vitin 2011 janë të paraparë 1.250.000 euro sa kanë qenë edhe në vitin 2010. 

Nga kjo shumë, 82 për qind i takojnë “Termokosit”, kurse 18 për qind Ngrohtores së Gjakovës, proporcion i përcaktuar nga numri i konsumatorëve.

"Për shkak se Ligji për Buxhetin i e vitit 2011  ende nuk është  miratuar, mbështetur në mundësitë ligjore për alokimin e mjeteve, janë ndarë  vetëm dy të dymbëdhjetat  e shumës vjetore, apo 208, 333 euro", thuhet në njoftimin e MEF-it.

Më saktësisht është ndarë shuma  për dy muajt e parë të këtij viti,  nga të cilat “Termokosit” do  t’i paguhen 170. 832 euro, kurse Ngrohtores së Gjakovës -  37. 501 euro.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)