28 Mars 2024

MEF-i i del në ndihmë “Termokosit”, i jep 153 mijë euro

Prishtinë, 7 dhjetor - Me kërkesën e kryeministrit Hashim Thaçi, Ministri i Ekonomisë dhe  Financave, Ahmet  Shala, sot ka nënshkruar një  urdhëresës, sipas të cilës ndërmarrjes publike komunale të Prishtinës “Termokos” i  transferohet një ndihmë  financiare prej 153 mijë e 420 eurosh.

Me rastin e shfrytëzimit të kësaj ndihme, prioritet i është dhënë ngrohjes  së Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës.

Vendimi i ministrit Shala vjen në kohën kur “Termokosi”  ka probleme të rënda financiare , kur po rrezikohet ngrohja e qytetit, e veçanërisht e institucioneve me rëndësi të veçantë, si është QKUK-ja, apo objektet shkollor.  Duke u arsyetuar me shkurtimet buxhetore,  kësaj kompanie nuk i ka ofruar ndihmë as Kuvendi Komunal i Prishtinës, ndonëse për këtë ai ka përgjegjësi ligjore.   Me këtë arsyetim janë refuzuar edhe kërkesat që “Termokos” ia ka parashtruar pronarit legjitim- KK të Prishtinës.

“Për këtë vendim kam pasur parasysh faktin se nuk mund të lejojmë që  ‘Termokosi’  të  reduktoj sezonin e ngrohjes dhe të sjell  në  situatë të rëndë qytetarët e Prishtinës, posaçërisht  pacientët e shtrirë në QKUK.  Kjo është edhe arsyeja pse me rastin e shfrytëzimit të këtyre mjeteve prioritet do të ketë ngrohja e QKUK-së.\"

Ndonëse Qeveria sipas Shales nuk e ka obligim ligjor që të siguroj para për këtë kompani, mirëpo, është dashur të gjej mundësi intervenimi, pasi që ajo nuk po e gëzon përkujdesjen e duhur nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. 

\"Nga kursimet  në  projektet e tjera kam lejuar që  ‘Termokosit’  t’i transferohen  153 mijë e  420 euro,  ashtu që ajo të ofroj shërbime më cilësore, kurse qytetarët, përkatësisht pacientët e QKUK-së të mos mërdhijnë  gjatë ditëve kur temperaturat janë të ulëta”,  ka thënë Ministri  i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala.

Kjo ndihmë financiare dedikuar “Termokosit” nuk  krijon implikime të reja buxhetore.  Vendimi i ministrit Ahmet Shala bazohet në  Ligjin për  Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive, neni 30, pika 30.2.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)