19 Prill 2024

Me ndërprerjet e rrymës, KEDS dëmton Termokosin dhe qytetarët e Prishtinës

Prishtinë, 7 janar - Ngrohtorja e Prishtinës "Termokos" Sh. A, ka bërë të ditur, se për shkak të ndërprerjeve të gjata dhe të paparalajmëruara të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, është pamundësuar furnizimi me ngrohje.

Termokos thekson se natën e mbrëmshme menjëherë pas mesnate për gjashtë orë me radhë është ndërprerë energjia elektrike.

Ndërkaq, si pasojë e ndërprerjeve dhe vazhdimit të mungesës së energjisë elektrike edhe gjatë ditës së sotme për afro 10 orë sipas Termokos është dëmtuar sistemi i furnizimit me ngrohje, janë shkaktuar probleme të shumta dhe disa rrjedhje në rrjetin e ngrohjes.

"Ekipet tona janë mobilizuar menjëherë dhe janë duke bërë të pamundurën për evituar problemet e paraqitura dhe për të stabilizuar furnizimin me ngrohje."

"Kjo situatë dramatike është e papranueshme për "Termokos"-in dhe shkatërruese për sistemin e ngrohjes qendrore për funksionalizimin e të cilit janë shpenzuar miliona euro, shumë mund dhe përkushtim".

"Rikujtojmë, se ndërprerja të tilla të paralajmëruara të energjisë elektrike kemi pasur disa herë gjatë këtij sezoni ngrohës. Në situata të tilla shkaktohen probleme të shumta dhe dëmtime të sistemit të ngrohjes qendrore, të cilat rrezikojnë seriozisht stabilizimin dhe vazhdimin e furnizimit me ngrohje", thekson Termokos.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)