01 Korrik 2022

Me marrëveshjen energjetike Buxheti i Kosovës kursen dhjetëra miliona euro

Prishtinë, 22 qershor - Pas më shumë se 20 vitesh, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit.

Në mbledhjen e 84-të të Qeverisë, Kryeministri, Albin Kurti ka thënë së katër komunat në veriun e Kosovës, do të kalojnë në një rend të rregullt të furnizimit, faturimit dhe inkasimit të pagesave për konsumin e energjisë elektrike, në bazë të sistemit rregullativ dhe ligjor të Republikës së Kosovës.

"Udhërrëfyesi i dakorduar në takimin e djeshëm në Bruksel do ta mundësojë këtë. Bashkimi Evropian do ta mbikëqyrë zbatimin e këtij dakordimi. E me zbatimin e këtij udhërrëfyesi, do të mundësohet përfundimi definitiv i një problematike të trashëguar, tÑ‘ pagesÑ‘s sÑ‘ energjisÑ‘ nÑ‘ katër komunat nÑ‘ veri tÑ‘ vendit."

"Kemi trashëguar shumë gjëra që nuk kemi dashur. Po bëjmë më të mirën me atë çfarë kemi trashëguar. Siç jemi zotuar, pas 20 vitesh po e ndalim një padrejtësi dhe gjakderdhje financiare në atë pjesë të vendit dhe po përfundojmë një problematikë në sektorin e energjisë", ka theksuar Kurti.

Ky sektor sipas tij është prioritar për Qeverinë e Republikës së Kosovës, pasi prekë çdo aspekt të jetës së qytetarëve tanë.  

"Për këtë arsye ne kemi marrë përsipër detyrën e rëndësishme të zhvillimit të një Strategjie Kombëtare të Energjisë, në mënyrë që sektori ynë i energjisë të niset për një tranzicion të drejtë energjetik - tranzicion i cili do të diversifikojë miksin e energjisë, do të ruajë sigurinë e furnizimit, do të promovojë energjinë e pastër dhe bashkëpunimin rajonal, në radhë të parë me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera", ka theksuar Kurti.

Strategjia e Energjisë 2022-2031, po finalizohet përmes proceseve demokratike, transparente e gjithëpërfshirëse.

Ministrja e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, po vazhdon konsultimet publike anëmbanë Kosovës për draftin e Strategjisë së Energjisë, si dhe shqyrtimet e vazhdueshme me profesionistë dhe ekspertë të shumtë.

Andaj kryeministri Kurti shpreson që sa më shumë qytetarë do të bashkohen në këto diskutime, që të kemi një strategji e cila u shërben më së miri të gjithëve, e një sektor të energjisë që furnizon e trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët.

E trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve të Republikës sonë, në raport me konsumin dhe pagesën e energjisë elektrike do ta mundësojë zbatimi i udhërrëfyesit të dakorduar dje.

Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që transformimin e sektorit të energjisë ta bëjë duke siguruar drejtësi sociale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 korrik 2022 - Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri mban Konferencë për media. (Para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese, ora 9:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Ministria e Mbrojtjes organizon ceremonin e diplomimit të kadetëve të Gjeneratës 2022 të Akademisë së Mbrojtjes - Qendrës për Studime Universitare të FSK-së “Wesley Clark”. (Kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 10:00)

- Nën organizimin e Federatës Sindikale te Sektorit Privat te Kosovës shoqata e autobusëve të Mitrovicës dhe Vushtrrisë do të protestojnë para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për mos krijimin e kushteve për punë. (Para Ministrisë së Infrastrukturës, ora 10:00)

- Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale mban konferencën me temën “Ndikimi i ndryshimeve të Kuvendeve Komunale në kualitetin e politikave lokale” ku do të prezantohet hulumtimi mbi pasqyrimin e përbërjes së Kuvendeve Komunale. (Hotel Sirius, nga ora 10:00)

-OJQ AKTIV dhe platforma OPEN organizon prezantimin e rezultateve të hulumtimit “Regjistrimi i popullsisë nga këndvështrimi i komunitetit serb në Kosovës”. (Qendra e Energjisë Qytetare në Mitrovicën e Veriut, ora 11:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 voton listën e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim si dhe shqyrton CV-te për angazhim të eksperteve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)