27 Prill 2024

Me 25 prill në gjithë Kosovën mbahen protesta kundër hajnisë

Prishtinë, 18 prill - Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka paralajmëruar se në datën 25 prill në të gjitha qytetet e Kosovës, do të organizohen protesta masive në moton “Ndale Hajninë”.

Rudina Hasimja nga Grupi i Qytetarëve të Organizuar ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i bashkohen kësaj proteste, ngase sipas saj, tashmë u bashkohen edhe qytete të tjera, jo vetëm Prishtina.

“Grupi i qytetarëve të organizuar thërret të gjithë qytetarët e Kosovës në të gjitha qytet që të dalin në protestë të enjten më 25 prill duke filluar në orën 12:00 me moton “Ndale Hajninë”, tani për tani koordinimi është duk u bërë me qytetin e Pejës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Ferizajt, ndërsa do të vazhdohet edhe me qytete të tjera”, ka thënë ajo.

Qytetarët e Republikës së Kosovës organizuan protestat kundër hajnisë në KEK që preku direkt në xhepat e qytetarëve të Kosovës.

Duke parë që hajnia nuk është e izoluar vetëm përbrenda KEK-ut, por është gjithandej institucioneve, qytetarët e Kosovës vazhduan protestat kundër hajnisë së përgjithshme në institucione dhe  thërrisnin për zhvillimin e shtetit.

 Hasimja deklaron se nuk do të tolerojnë hajninë nga kushdo qoftë ngase do të ngritin zërin.

“Ne marrim përgjegjësinë si qytetarë t’i tregojmë kujtdo që donë me na vjedh se nuk kemi me toleruar hajnin, deri më tani është dëshmuar që mos përgjegjësia institucionale e ka shty KEK-un të mendojë që mund të vjedh e që askush nuk ka nevojë që të përgjigjet ndaj qytetarit”, ka thënë ai.

Qytetarët dhe grupet tjera përfaqësuese po  i përcjellin me vëmendje rrjedhat lidhur me KEK-un, distribucionin, ZRrE-në dhe institucionet tjera të implikuara.

Edhe pse vitin e kaluar ZRrE ka paralajmëruar ngritjen e çmimit të energjisë elektrike duke filluar me 15 prill 2013, protestat e vazhdueshme të qytetarëve krijuan presionin e nevojshëm që Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ZRrE, dhe tani së fundmi edhe KEK-u të garantoje në mënyrë të shkruar që nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

Mirëpo sipas Grupit te Qytetarëve të Organizuar ky veprim ka tronditur kompaninë privatizuese ‘Calik-Limak’ e cila po ushtron presion të ditëpërditshëm mbi ZRrE-në që ta tërheqin këtë premtim.

Bile sipas tyre presioni mbi ZRrE nga kompania privatizuese ka shkuar deri në atë masë që kjo e fundit po e kushtëzon Qeverinë e Republikës së Kosovës me mos-pagesën e 26 milionëshit në qoftë se nuk ngritët çmimi.

Si rezultat i kërkesave që dolën nga konsultimet e fundit me qytetarë dhe grupe tjera përfaqësuese, Grupi i Qytetarëve të Organizuar thërret të gjithë qytetarët e Kosovës të dalin në protestë me 25 prill 2013, e enjte, duke filluar nga ora 12:00 në të gjitha qytetet e Kosovës me moton “Ndale Hajninë”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)