20 Prill 2024

Mbyllja e deponisë veprim i papërgjegjshëm i menaxhimit të KMD

Prishtinë, 17 korrik - Komuna e Prishtinës e vlerëson veprim të papërgjegjshëm mbylljen e deponisë së mbeturinave nga ana e Kompanisë për Menaxhimin e Deponive (KMD) që menaxhohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Kjo deponi është mbyllur mbrëmë, dhe si rezultat kamionët me mbeturina të Kompanisë Pastrimi kanë mbetur të mbushur me mbeturina.

Ky veprim i Kompanisë për Menaxhimin e Deponive vie për shkak të problemeve financiare që ka kjo kompani, e cila tash këto probleme po synon t’i bart tek komunat.

Qyteti i Prishtinës në këto ditë të nxehta vere nuk guxon të mbetet pa këtë shërbim për qytetarë. Përmes këtij veprimi, Kompania për Menaxhimin e Deponive po rrezikon seriozisht shëndetin e qytetarëve.

Kompania “Pastrimi” është duke i kryer obligimet financiare karshi deponisë lidhur me sasinë e mbeturinave të dërguar në deponi. Borxhet e akumuluara nga vitet e kaluara duhet të trajtohen në nivele të tjera qeveritare, sepse me ligj Komunat nuk mund të mbështesin financiarisht kompanitë publike. Këtë mbështetje mund ta jep qeveria, e cila është edhe pronare e tyre.

Kompania Pastrimi që mbledh mbeturinat në qytetin e Prishtinës vazhdimisht është duke paguar në llogari të KMD-së faturën për mbeturinat e dërguara në deponi.

Komuna e Prishtinës dhe Kompania “Pastrimi” janë të detyruar të ndërmarrin masa në këtë drejtim, sepse pastërtia në qytet nuk mund të mbetet peng i menaxhmentit të papërgjegjshëm të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive.

Komuna e Prishtinës detyrohet që të krijojë deponinë e saj të mbeturinave, edhe pse kjo mund të bie ndesh me ligjet në fuqi që definojnë standardet ambientaliste.

Në bazë të ligjeve në fuqi, komunat nuk kanë të drejtë të krijojnë deponi të mbeturinave. Deponitë ekzistuese krijohen dhe menaxhohen nga niveli qëndror, përkatësisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Komuna e Prishtinës e mbështetur edhe nga Komisioni Evropian vitin që shkoi e ka mbyllur një deponi të tillë në Kodrën e Trimave të cilën e ka shndërruar në terrene sportive dhe park.

Pas këtyre veprimeve të papërgjegjshme të Kompanisë për Menaxhimin e Deponive, Komuna është e detyruar që sërish të krijojë një deponi të tillë në mënyrë që në këto ditë të nxehta vere të mos mbetet qyteti i vërshuar nga mbeturinat. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)