18 Nëntor 2019

Mbyllen hetimet për tenderin e KEK-ut

Prishtinë, 20 maj - Hetimet e filluara në tetor të vitit 2012 rreth dyshimeve të pabazuara për keqpërdorime në tenderin e sigurimit fizik të Korporatën Energjetike të Kosovës është mbyllur sot.

Gjykata  Themelorë në Prishtinë ka thënë fjalën e fundit me të cilën është vërtetuar se nuk ka pasur asnjë shkelje ligjore dhe nuk është vërtetuar asnjë provë e pretenduar se zyrtarët e KEK-ut të kenë bërë shkelje ligjore apo çfarëdo çofshin ato.

Ky vendim edhe një herë vërteton pastërtinë dhe përkushtimin e zyrtarëve të KEK-ut qe me përgjegjësi të lartë juridike i kryem obligimet dhe detyrat tona siç parashihen me ligj dhe në të mirë të Korporatës, qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

E kemi sqaruar me dhjetëra herë se e gjithë akuza e ngritur është e pabazuar dhe nuk ka pasur asnjë shkelje gjatë këtij procesi, por në vazhdimësi jemi sulmuar dhe kritikuar njëanshëm me spekulime nga me të ulëtat. Prandaj sot ndjehemi mirë dhe e kemi mirëpritur këtë vendim të Gjykatës për përfundimin e kësaj çështje.

Opinioni publik dhe gjithë akterët në proces, përfshire edhe ata të drejtësisë ndërkombëtarë, tashme e kanë të vërtetuar me verdikt të Gjykatës se asnjë zyrtar i KEK-ut nuk ka qenë i përfshirë në afera apo shkelje ligjore siç është spekuluar me qindra herë gjatë këtyre 6 viteve të fundit.

Mbetemi të përkushtuar që në çdo proces të jemi transparent dhe të ofrojmë bashkëpunimin e pa rezervë me të gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare ligjvënëse në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët, ora 10:00

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)