29 Mars 2024

Mbahet takimi rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane

Prishtinë, 21 janar - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), organizon takimin rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”.

Ky takim organizohet në kuadër të projektit të bashkëpunimit në mes të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), me Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Suedisë (SEPA).

Takimi është pjesë e procesit për dizajnimin e një projekt bashkëpunimi dhe mbështetje, shkëmbim përvojash dhe praktikash të mira si dhe realizimin e aktiviteteve specifike në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ujërave, integrimeve evropiane dhe ndryshimeve klimatike.

Takimi i sotëm është i fokusuar në bashkëpunimin rajonal për ndryshime klimatike dhe integrime evropiane.

Përveç institucioneve relevante nga Kosova në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga Maqedonia Veriore dhe Shqipëria, përfaqësues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësues nga Ambasada Suedeze dhe Sida si dhe përfaqësues nga Organizatat e Shoqërisë Civile në Kosovë.

Ky projekt po financohet nga Ambasada Suedeze në Kosovë dhe Agjencia Suedez për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA), ku përfitues kryesor do të jenë AMMK, dhe njësitë tjera të MMPH.

Takimi mbahet sot dhe nesër në ambientet e Hotel Sirius në Prishtinë me fillim në ora 9 e 30.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)