29 Mars 2024

Mbahet takimi i radhës i grupit punues për tregun energjetik Kosovë-Shqipëri

Prishtinë, 7 qershor - Është mbajtur takimi i radhës i grupit punues për integrimin e tregut energjetik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në këtë takim ishin të pranishëm zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi, Dorina Çinari, zëvendësministre e Ministrisë së Infrastukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, përfaqësues nga USAID dhe nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë si dhe anëtaret e grupeve te përbashkëta teknike.

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, z.Xhavit Zariqi në hapjen e takimit i është drejtuar të pranishmëve me fjalim rasti duke kërkuar që nga ky takim të identifikohen barrierat të cilat po e stagnojnë këtë bashkim të tregut.

“Mendoj që është shumë e rëndësishme të identifikohen barrierat në këtë iniciative të përbashkët në mënyrë që ky proces te ecën me dinamik te përshpejtuar”. u shpreh ai.

Gjithashtu, z.Zariqi ka përshëndetur aktin e themelimit të Bursës së Energjisë të aprovuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë me 15 Maj 2019, dhe ka kërkuar që operacionalizimi i Burses të përfundoj brenda këtij viti.

“Së fundmi, Këshilli I Ministrave te Shqipërisë ka aprovuar aktin për themelimin e Bursës se Energjisë,  unë mendoj se ky është një element kyç qe ky proces të marr një dimension te ri. Për atë them se ky momentum i ri duhet ti dinamizoj hapat, që faza e parë e këtij procesi qe është themelimi i tregut një ditë para të përfundoj brenda këtij viti kalendarik” shtoi ai.

Gjatë këtij takimi frytdhënës, grupi punues ka diskutuar në detaje rreth ngecjeve dhe ndryshimeve të mundshme legale dhe teknike të cilat do të mund të jetësonin bashkimin e tregut energjetik Kosovë-Shqipëri. Aty u vendosen edhe detyrat te cilat duhet te përfundohen deri ne takimin e radhës ne kuadër të planit të përbashkët. Te dyja palët vlerësuan qe asistenca teknike nga USAID ne këtë proces mbetet shumë e rëndësishme dhe falënderuan projektet përkatëse për mbështetjen e dhënë ne këtë proces. Te gjithë u pajtuan se ky integrim bilateral është hapi i parë drejt integrimit rajonal, obligim ky edhe ne kuadër te procesit te integrimit vendeve te Ballkanit Perëndimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)