19 Shkurt 2020

Mbahet sezion informativ për hapjen e të dhënave të kualitetit të ajrit

Prishtinë, 19 gusht - Fondacioni i Mijëvjeçarit i Kosovës (MFK) mbajti sot sesionin e parë informativ të sfidës ‘DigData’, që këtë vit fokusohet në të dhënat e kualitetit të ajrit.

Sesioni informativ nisi në Mitrovicë Jugore për të vazhduar tutje në Mitrovicën Veriore.

Turneu informativ DIG DATA vazhdon gjatë tërë javës komunat tjera të Kosovës; Gracanicë, Gjilan, Prizren, Pejë, Ferizaj dhe përfundon në Prishtinë, me 22 Gusht.

DigData është sfidë e të dhënave të hapura e cila përqendrohet në përmirësimin e disponueshmërisë publike dhe përdorimin analitik të të dhënave gjyqësore, mjedisore dhe të fuqisë së punës nga shoqëria civile, biznesi dhe qeveria, duke promovuar kështu vendimmarrjen e nxitur nga të dhënat, ndërsa gjithashtu të nxisë partneritetet prodhuese midis akterëve e lartpërmendur.
   
Gentiana Mahmuti, specialiste për hapjen e të dhënave dhe qeverisje në MFK, shpjegoi se qëllimi i skemës së granteve është hapja e të dhënave të kualitetit të ajrit, qasja në këto të dhëna, si dhe përdorimi i tyre për të ndryshuar modelin e marrjes së vendimeve të bazuara në të dhëna kredibile të institucioneve të Kosovës, nga sektori privat, inovatorët, studentët, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit.  
 
Megi Pishtari, menaxhere për grante në MFK, prezentoi detajet e procesit të aplikimit për grante deri në 200,000 dollarë përmes propozimeve që adresojnë çështjen e përdorimit të të dhënave të kualitetit të ajrit - në kombinim me të dhëna tjera të shëndetit, ekonomisë, transportit, ndërtimit, apo të dhëna tjera – për t’i fuqizuar qytetarët e Kosovës që të marrin vendime të informuara nga të dhënat dhe të ndërmarrin veprime konstruktive personale dhe qytetare.    

Turneu informativ organizohet në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ARDA-RDA dhe ka per qëllim rritjen e diversitetit lokal dhe pjesëmarrjes së minoriteteve në qasje në grante.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2020 - Administrata Tatimore e Kosovë do të mbaj seminar me tatimpaguesit e regjionit të  Prishtinës ku prezent do të jetë edhe Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova do ta pres në takim ambasadorin bullgar në Kosovë. (Zyra e Kretarit Haziri, ora 11:00)

- Komuna e Rahovecit mban diskutimi publik lidhur me Draft Planin Komunal të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë dhe Planin Lokal për Veprim në Mjedis. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:00) 

- Bëhet konstituimi i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dorëzimit te donacionit për qerdhën “Gëzimi Ynë” në Istog nga Ambasada e Bullgarisë. (Qerdhja “Gëzimi Ynë” në Istog, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia e promvimit të librit" Obstetrika",  të Prof. dr. Shefqet Lulaj. (Bibloteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 12:00)

- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të mbajë konferencë për media. (Objekti I Ministrisë, ora 13:00)

- Promovohet revista “Intro”, që është produkt i punës së studentëve të vitit të tretë të Departamentit të Gazetarisë, në kuadër të lëndës "Menaxhim i medias". (Amfiteatri i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 14:00)

- Komuna e Mitrovicës mban debat publik lidhur me rregulloren për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal miqësor për fëmijët. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës të Mitrovicës, ora 14:00)