27 Prill 2024

Mbahet Forumi i Tretë i Nivelit të Lartë për Energji

Prishtinë, 20 mars - Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in organizojnë Forumin e Tretë të Nivelit të Lartë për Energji “Investimet në Infrastrukturën e Energjisë”.

Në këtë forum do të prezantohen sfidat dhe mundësitë në funksion të zbatimit të Strategjisë së Energjisë  2017-2026, me theks te veçantë investimet në infrastrukturën e energjisë, çështjet aktuale me rëndësi për sektorin e energjisë elektrike, siç janë sigurimi që projekti i termocentralit Kosova e Re - TCKR të vazhdojë tutje drejt përmbylljes ´¬nanciare, rritja e furnizimit me burimet e ripërtëritshme të energjisë, si dhe mundësitë dhe s´¬dat që do të sjellë viti 2018. 

Për të lehtësuar përfshirjen e drejtpërdrejtë të pjesëmarrësve të interesuar, do të organizohen edhe dy fokus grupe të ndara për tema të ndryshme.

Pjesë e forumit do të jetë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i MZHE-së, Valdrin Lluka, ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt, përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të pavarura dhe organizatave që veprojnë në sektorin e energjisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)