19 Mars 2019

Mbahet aksioni i pastrimit në Komunën e Obiliqit

Obiliq, 18 tetor - Let’s Do It Kosova ka bërë të ditur se sot do të ketë aksion pastrimi në Komunën e Obiliqit, në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Në aksionin e pastrimit në qytet marrin pjesë kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi si dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

 Në të njëjtën komunë po sot do të ketë edhe aktivitete të tjera duke filluar siç janë: pastrimi i disa zonave në qytet, pastrim i oborreve dhe përreth oborreve të objekteve arsimore në komunë, pastrim i oborreve dhe përreth oborreve të objekteve shëndetësore, si dhe largim i deponive ilegale.

 Përveç Obiliqit, aksion pastrimi do ketë sot edhe në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Pashtriku” në Taslixhe.

Po ashtu, aksione pastrimi për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave nesër do të ketë edhe në Gjakovë, Istog dhe Malishevë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 mars 2019 - Ministria e Integrimit Evropian feston 10 vjetorin e bashkëpunimit Kosovë – JICA”. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohen gjetjet e raportit nga monitorimi i Kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018, në një diskutim me përfaqësues të institucioneve dhe shoqërisë civile. (Orion Conference Center, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës organizon mbledhjen e radhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoninë Veriore në koordinim me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me përkrahjen teknike të ofruar nga Sekretariati i Përbashkët Teknik organizojnë Forumin Konsultativ. (Hotel International Prishtina, ora 11:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencë për media. (Ndërtesa e Kuvendit, kati III, para sallës C301, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban aktivitet. (Takimi me mediat bëhet pranë QKMF-së, te Qafa, ora 12:00)

- Promovohet romani “Rrota e Ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, objekti V, te këndi i Librarisë, ora 12:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me Udhëzimet Administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për Minierat dhe Mineralet që po pengojnë zhvillimin e bizneseve të këtij sektori. (Zyret e OAK-së, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës ku do të merr pjesë në nisjen zyrtare të Njësisë për Luftimin e Mashtrimeve, e cila do të veprojë në kuadër të ZKAK. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, rr. Ahmet Krasniqi, Arbëri, ora 15:10)

- Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Podujevë organizon manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit. (Restaurant Ora, ora 17:00)