19 Prill 2024

Mbahet aksion pastrimi në Banjë të Istogut

Istog, 10 korrik - Let’s Do It ka bërë të ditur se sot do të mbahet aksion pastrimi në fshatin Banjë të Istogut.

Për pastrimin e kësaj deponie katër hektarësh “Let’s Do It” do t’i bashkohen edhe akterë të tjerë përgjegjës për mjedisin, si Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Infrastrukturës, Komuna e Istogut, Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kjo deponi e madhe gjendet afër Shkollës “Trepça”, ndërsa për pastrimin e plotë të saj llogariten së paku 10 ditë pune.

Zona e cila do të pastrohet, do të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)