18 Prill 2024

Matoshi kërkon përfshirjen e BIK-ut në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Prishtinë, 10 shtator - Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot, është pritur në një takim zyrtar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava me ç’ rast kanë biseduar për aksionin “ Ta pastrojmë Kosovën”, i cili fillon më 15 shtator 2018.

Gjatë këtij takimi, u. d ministri Matoshi ka kërkuar nga Myftiu Tërnava përfshirjen e BIK-ut në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, me qëllim të përmirësimit të mjedisit për qytetarët e Kosovës.

“Pastërtia është gjysma e besimit, andaj duke u nisur nga kjo, sot jam ardhur këtu që të kërkoj nga Bashkësia Islame e Kosovës, të jetë pjesë e aksionit për pastrimin e vendit. Një tjetër synim që kemi dhe që duam mbështetje nga BIK-u, është pastrimi i varrezave. Varrezat meritojnë trajtim më të mirë sepse aty janë njerëzit tanë, andaj është mirë të kemi një ndihmë edhe nga BIK-u”, deklaroi Matoshi.

U. d ministri Matoshi gjatë këtij takimi, kërkoi nga përfaqësuesit e BIK-ut t’i kushtojnë një ligjëratë të veçantë rëndësisë së pastrimit të mjedisit.

“ BIK-u është institucion i respektuar, ka 800 xhami dhe në të gjitha xhamitë do të ketë thirrje për pastrim. Ne me BIK-un do të bashkëpunojmë në të gjitha fushat, mirëpo për këtë temë na bashkon pastërtia e vendit tonë”, deklaroi Matoshi.

Ndërsa kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, falënderoi u. d ministrin Matoshi duke premtuar mbështetje për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”.

“Bazuar në fenë tonë, islami kërkon që vendi dhe të gjithë të jemi të pastër. Po që se e përkthejmë pastërtinë në term tjetër, ajo ka kuptimin e jetës. BIK-u në ditën e xhuma në të gjitha xhamitë do të mbajnë ligjërata për ruajtjen e ambientit”, tha Myftiu Tërnava.

U. d ministri Matoshi gjatë takimit me Myftiun Tërnava, ka treguar se në kuadër të aksionit për pastrimin e Kosovës, MMPH-ja ka ndarë grant prej 1. 2 milion euro për komunat më të suksesshme në këtë aksion.

Aksioni “ Ta pastrojmë Kosovën” , do të nisë më 15 shtator 2018 për tu përfunduar më 15 dhjetor 2018.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)