29 Mars 2024

Matoshi e Klosi bashkë në pastrimin e Kosovës me 15 shtator

Tiranë, 11 shtator - Ushtruesi i Detyrës së Ministrit të  Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, është pritur në takim zyrtar në Tiranë nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes dy ministrive.

U.D Ministri Matoshi prezantoi veprimet e tij dhe iniciaten e fundit për pastrimin e Kosovës 15 shtator - 15 dhjetor.

Nga ana tjetër Ministri Klosi, pasi përgëzoi U.D Ministrin Matoshi për angazhimin e tij në mbrojtjen e mjedisit, shprehu gatishmerinë e tij për realizimin e projekteve të përbashkëta, siç parashihen edhe në memorandumin e nënshkruar vitin e kaluar mes dy ministrive në mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive.

Në fund të dy ministrat u dakorduan që të zhvillojnë një aksion të përbashkët në Kosovë me 15 shtator, në ditën e parë të aksionit 3 mujor për pastrimin e Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)