28 Mars 2024

Masat efiçiente të energjisë do të vazhdojnë edhe në institucione tjera

Prishtinë, 8 tetor - Nga sot, ndërtesa e Administratës dhe Hemodializës në Spitalin e Gjakovës është bërë me masa të efiçiencës së energjisë.

Kjo falë investimit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, përmes kredisë së Bankës Botërore për Projektin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtritshme.

Në ceremoninë inauguruese të këtij projekti morën pjesë Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën, Marco Mantovanelli, dhe përfaqësues të Spitalit të Gjakovës.

Ministri Lluka tha, “Jemi këtu bashkërisht që të shohim punimet dhe përurimin e projektit  këtu ku jemi te hemodializa. Është një projekt i cili ka për qëllim që të gjitha objektet qendrore të bëhen efiçiente. Ky objekt është ndryshuar tërësisht nga jashtë”.

“Deri në fund të projektit parashikohet të implementohen projekte renovuese në rreth  140 ndërtesa publike në tërë Kosovën. Është me rëndësi ndikimi në ambient, vetëm me këto projekte do të evitohet emetimi i dioksidit të karbonit. Projekti ka vlerë 30 milionë euro”, shtoi ai.

Ndër të tjera Ministri Lluka theksoi, “Kemi dërguar në parlament Ligjin për Efiçiencë të Energjisë i cili parasheh krijimin e një fondi 10 milionë euro që do të ndihmojë në efiçiencë të energjisë. Do t’i jepet qasje të gjitha institucioneve të tjera lokale dhe qendrore që të bëhen efiçiente. Gjakova e ka një rëndësi të veçantë pasi e shërben edhe komunën e Bajram Currit dhe të Hasit”.

Lluka tha se Ministria e Zhvillimit Ekonomik do të vazhdojë të përkrahë projekte të këtilla pasi që Efiçienca e Energjisë paraqet prioritet për MZHE-në dhe zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin ambientit të pastër dhe gjenerimin e vendeve të punës, u shpreh ai.

Ndërsa, Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli tha se me ministrin Lluka kemi filluar vitin e kaluar implementimin e masave te efiçiencës së energjisë në Prishtinë, por tash edhe ne qytete tjera te Kosovës.

"Jemi duke ndihmuar Kosovën në renovimin e ndërtesave publike në kuadër të zbatimit të masave  të efiçiencës së energjisë, deri në fund të projektit do të renovohen 100 objekte, kosto e të cilave është rreth 30 milionë dollarë."

Ndërsa, drejtori i Spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani , u shpreh i kënaqur me investimet që janë bërë në ndërtesat e Spitalit të Gjakovës. Ai derisa prezantoi investimet e bëra këtë vit, tha se, viti 2018 shënon vitin e sukseseve të mëdha në këtë spital që nga paslufta.

“Këtë vit spitali ka qenë kantiere ndërtimi! Së pari është ndërtuar në efiçiencë në administratë e hemodializë, së shpejti do të fillon edhe ndërtesa e ambulancave specialistike”, u shpreh ai.

Renovimi i kësaj ndërtese është realizuar në kuadër të pakos prej 20 ndërtesave publike/qeveritare të kontraktuar në vlerë prej 3.4 mil€, e cila kontratë pritet të përfundoj në fund të muajit tetor.









Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)