29 Mars 2024

Malisheva sot me reduktime te rrymës, shkaku i punimeve në linjat 110 kV

Prishtinë, 16 maj - Operatorin e Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Republikës së Kosovës (KOSTT) ka njofutar së sot nga ora 06:00 deri në 08:00, me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë për punë për ndërtimin e linjës së re të tensionit të lartë 110 kV NS 110/35/10(20)kV Theranda me NS 110/35/10(20)kV Rahoveci, do të bëhet shkyçja e linjës 35kV e cila lidhë NS Rahovec me NS Malisheva.

Gjatë intervalit të lartcekur kohor, qytetarët dhe institucionet të cilat furnizohen nga NS Malisheva, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Implementimi i projektit në fjalë do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit për këtë rajon.

Ky projekt i KOSTT bashkë financohet me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)