16 Janar 2019

Luksemburgu ndanë 2.3 milionë euro për zgjerimin të rrjetit të Termokosit

Prishtinë, 12 korrik - Në vlerë prej 2.3 milionë euro është nënshkruar sot Marrëveshja Grant, për përmirësimin e rrjetit të Ngrohtores qendrore në Prishtinë, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), ku donatorë i këtyre mjeteve është Qeveria e Luksemburgut, ndërsa përfituese është NP “Termokos” Sh.A.

Në prezencën e të ngarkuarës me punë në Ambasadën e Luksemburgut znj. Anne Dostert, Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave Bedri Hamza, drejtori i Zyrës së KfW-së për Kosovë Rene Escheman dhe drejtori i NP “Termokos” Sh.A. Naser Canolli.

Me këtë rast, ministri i Financave Bedri Hamza, duke vlerësuar lartë nënshkrimin e Marrëveshjes grant me KfW-në për financimin e zgjerimit të rrjetit të Termokosit në Prishtinë, theksoi se këto mjete janë donacion (para pa kthim) nga Qeveria e Luksemburgut si mbështetje direkte në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës dhe Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj Qeverisë së Luksemburgut, por jemi veçanërisht mirënjohës ndaj taksapaguesve të Dukatit të madh të Luksemburgut. Termokosi është kompani e cila është transformuar falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Institucioneve të Kosovës dhe Donatorëve. Ndërmarrja që deri në vitin 2013 ka marrë subvencione në vlerë prej mbi 20 milionë eurove, sot ofron shërbim modern për qytetarët e Prishtinës”, shtoi Ministri Hamza.

Ai gjithashtu shtoi se ky rezultat është arritur falë investimit që është bërë gjatë mandatit tim të parë në shumën 32.2 milionë euro, grante nga Bashkimi Evropian, Qeveria Gjermane, Qeveria e Luksemburgut, Qeveria e Suedisë, Qeveria e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

“Bashkëpunimi ynë në këtë fazë, ka për qëllim maksimizimin e shfrytëzimit të potencialit që ka krijuar projekti i ko-gjenerimit. Përzgjedhja e zonave të zgjerimit është bërë duke analizuar kthimin më të madh për investimin e mjeteve. Këtë obligim e kemi ndaj taksapaguesve që po e financojnë projektin” shtoi Ministri Hamza.

Ndërsa, në anën tjetër e ngarkuara me punë në Ambasadën e Luksemburgut  Anne Dostert, duke falënderuar ministrin Bedri Hamza, Drejtorin e KfW-së dhe Drejtorin e NP “Termokos” Sh.A, ajo theksoi se është shumë e kënaqur që të jetë sot këtu në nënshkrimin e kësaj marrëveshje për të filluar një fazë të re të bashkëpunimit me qëllim të përmirësimit të sistemit të ngrohjes në Prishtinë.

“Ne kemi filluar angazhimin tonë së bashku me KfW-në për të mbështetur projektin e ngrohjes qendrore në Prishtinë në vitin 2014, dhe më kujtohet që në fillim kur kemi filluar bashkëpunimin me Termokosin, furnizimi ka qenë vetëm 6 orë brenda ditës dhe me një numër shumë të kufizuar. Ndërkohë lirimi i gazrave ka qenë shumë i madh dhe të gjithë ju e mbani në mend tymin që dilte nga oxhaqet e Termokosit”, shtoi znj. Dostert.

Sipas znj. Dostert,  ky projekt ka një qasje shumë inovative dhe sot mund të shohim rezultate impresive nga ky projekt. Pra, të gjitha ato shtëpi dhe banesa që janë lidhur në sistemin e ngrohtores kanë 24 orë ngrohje, e më herët maksimum kanë pasur vetëm 6 orë ngrohje, si dhe kënaqshmëria e konsumatorëve ka arritur në nivelin 94%, ndërkohë që në të kaluarën para se të filloj ky projekt ka qenë vetëm 8%.

Me nënshkrimin e marrëveshjes sot dhe me ratifikimin e saj, Ministria Financave do të përmbyll financimin për fazën e dytë të Investimeve në Termokos, që ka për qëllim ofrimin e kyçjes së shumë qytetarëve të Prishtinës në ngrohje me furnizim të qëndrueshëm.  Faza e dytë e investimeve në Termokos do të kap shumën 23.3 milionë euro. Financimi gjegjësisht do të bëhet nga tre donator si vijon:

- 10 milionë euro nga fondet e Instrumentit të Para Anëtarësimit të Bashkimit Evropian,

- 10 milionë euro nga Qeveria Gjermane, dhe

- 2.3 milionë euro nga Qeveria e Luksemburgut.

Vlen të theksohet se Kompania për herë të parë është në gjendje që një pjesë ta financoj vet me shumën 500,000 euro e cila do të mbështetet nga Komuna e Prishtinës me 500,000 euro tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 janar 2019 - Banorët e lagjes Makolli nga fshati Cikatovë protestojnë para Gjykatës Themlore në Drenas në mbrojtje të çdo vendimi që merr gjykata në dem të familjes Makolli. (Para Gjykatës Themelore në Drenas, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e Komunave në kuadër të "Forumi Konsultativ Qeveri - Komuna". (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve, në tri institucione te Qeveria, Kuvendi, si dhe te Presidenti. (Qeveria e Kosovës, ora 9:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e komunës së Lipjanit. (Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Vëllezërit Frasheri” në Lipjan, ora 9:45)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)

- Kryetari i SBASHK-ut se bashku me kryetarin e këshillit të prindërve te komunës se Lipjanit Milazim Sadik do t'i vizitoj grevistët e çerdhen e komunës së Lipjanit. (Objekti i çerdhes se Lipjanit, ora 10:30)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, te Qafa, ora 11:00)

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën e rrumbullakët në të cilën do të prezantohet Punimi i Politikave “Parandalimi i Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm: Mësimet nga Shembujt Pozitivë të Komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën për media ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, rruga William Walker, ora 11:00)

- Përfaqësuesit e studentëve nga të gjitha Universitetet Publike në Republikën e Kosovës do të mbajnë një protestë  para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. (Protesta do të fillojë nga Bibloteka Kombëtare, ora 13:00)