20 Prill 2024

Lluka dhe Minxhozi bisedojnë për Hidrocentralin Skavica

Prishtinë, 16 nëntor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, me të cilin diskutuan rreth projekteve të përbashkëta të këtyre dy vendeve, me fokus të veçantë në sektorin e energjisë dhe të telefonisë.

Gjatë takimit theks të veçantë pati Hidrocentrali Skavica, i cili në bazë të studimit për potencialin e prodhimit të energjisë nga uji, i hartuar nën mbështetjen e Komisionit Evropian është identifikuar si një nga projektet më potencial për investim të përbashkët, që mund të kontribuoj në sigurinë regjionale të furnizimit me energji.

Projekt ky i cili është inkurajuar nga Komisioni Evropian, ku Kosova dhe Shqipëria të shohin mundësitë që përmes fondeve IPA të bëjnë investim të përbashkët. 

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për rëndësinë e transmisionit të Shqipërisë në ENTSO-e, si dhe krijimi i bursës së përbashkët të dy vendeve.

Kreu i i MZHE-së, u informua nga Qemail Minxhozi rreth progresit të shtetit shqiptarë në drejtim të heqjes së tarifave roaming në mes dy vendeve, e cila pritet të filloj zbatimin gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri Lluka falënderoi ambasadorin Minxhozi për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe po ashtu u shpreh i kënaqur me progresin e Shqipërisë drejt implementimit të projekteve të përbashkëta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)