29 Mars 2024

Ligji për Mbrojte të Natyrës vetëm në letër

Prishtinë, 11 maj – Sot, në Parkun e Qytetit në Prishtinë u publikua raporti i monitorimit mbi Zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës.

Vlora Latifi, menaxhere e këtij raporti shpjegoi që në një periudhë hulumtimi prej gjashtë muajsh, janë monitoruar dhjetë komuna të Kosovës. “Qëllimi jonë ka qenë që të sjellim një pasqyrë reale të shkatërrimit të natyrës”, u shpreh ajo.

Ndërsa, Naser Lajqi, koordinator i projektit,   tha se ky raport nxjerr në pah përgjegjësit që kanë të gjithë: Komunat, Qeveria, Kuvendi i Kosovës dhe  Instituti për Mbrojte të Natyrës. 

Ndër rekomandimet që u prezantuan në këtë raport ,  u tha se Ministria duhet të ketë komunikim më të shpeshtë me të gjithë përgjegjësit e mjedisit, ndërsa niveli lokal duhet të raportojë për rastet e shkeljes së ligjit, ndërsa inspektorët duhet të bëjnë më shumë monitorim dhe ndëshkime.

 Ndonëse ishin të ftuar z. Dardan Gashi ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe z. Nait Hasani, kryetar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, ata nuk ishin prezent .

Drejtori i Institutit për Mbrojtje të Natyrës, kryesisht u pajtua me të gjeturat e këtij raporti.

“Ky institutit është përgjegjës për zbatimin e ligjit, mirëpo ekziston një staf tepër i vogël dhe me vetëm tre zyrtarë, të cilët  nuk kanë as vetura për në terren, është e  vështirë të monitorohet i tërë territori i Kosovës, i cili ka mbi 100 zona të mbrojtura” .Ai theksoi që deri në vitin 2014 nuk mund të ketë rritje të stafit punues.

Në këtë konferencë u ekspozuan fotografi në të cilat shiheshin pasojat që dalin nga mos zbatimi i këtij ligji, sidomos në zonat  e mbrojtura.

Raporti final, së bashku me rekomandimet e nxjerra nga organizata “Syri i Vizionit” , do t’i prezantohen Kuvendit të Kosovës, Ministrisë dhe Komunave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)