01 Maj 2024

Ligji, çlirimi i dytë për Obiliqin

Prishtinë, 3 qershor - Kështu u shpreh prof. dr. Shukri Klinaku para qytetarëve të Obiliqit të Vjetër në debatin e mbajtur në lokalet e shkollës “Pandeli Sotiri” Çdokush që do vije në udhëheqje të komunës së Obiliqit do ta ketë mbështetjen ligjore për të bërë më shumë për qytetarët e vetë.

Për ecurinë, përgatitjet dhe fatin e Ligjit për Obiliqin, në debat u shprehen deputeti i parlamentit Agim Kuleta dhe anëtari i kryesisë së LB Kushtrim Sheremeti, të cilët, në mes tjerash paraqiten disa nga të mirat që ligji do të sillte për të zvogëluar sadopak dëmet shëndetësore nga emetimet e ndotjeve.

Pjesëmarrësit në debat, u shprehen për gatishmërinë e plotë që të përkrahet jetësimi i ligjit edhe me forma të ndryshme të organizimit të qytetareve.

Nexhmi Kurteshi, Fahri Hashani, adresuan një varg akuzash ndaj pushteti lokal në lidhje me kushtet dhe shërbimet të cilat e rëndojnë edhe më jetesën këtu përballë ndotjes evidente të ambientit.

Pasja e kësaj pasurie natyrore që ka Obiliqi, do të ishte dashur të quhet fat, por mjerisht, paskësh qenë fatkeqësi, u shpreh Fatmir Bislimi.

Çështja e përfshirjes edhe të Obiliqit në projektin për ngrohjen qendrore të kryeqytetit, që doli si nevojë e integrimit brenda ligjit në fjalë, u datajizua nga antari i asamblesë komunale Ajet Berisha që njoftoi pjesëmarrësit për vendimin komunal për mos lëshimin e lejes së punës punëkryrësit deri në një marrëveshje të punëkërkuesit me komunën e Obiliqit. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)