28 Tetor 2020

Let’s Do It monitoron zbatimin Udhëzimit Administrativ për gjobat mandatore

Prishtinë, 28 shtator - “Let’s Do It” Kosova vazhdon monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore si dhe të Rregulloreve Komunale për Mjedis.

Qysh në fillim kanë qenë efikase të gjitha masat e marra në bashkëpunim me inpektoriatet komunale derisa koha e pandemisë COVID-19 ka bërë që këto udhëzime në shumë komuna të mos gjejnë zbatim dhe as ndëshkim për mosrespektim, e gjithë kjo si rezultat i angazhimit të stafit përkatës në stafe emergjente kundër COVID-19.

Mirëpo ne si organizatë mbrojtëse e mjedisit po mundohemi t’ua bëjmë me dije institucioneve që mos t’i anashkalojnë temat mjedisore as në një situatë të tillë pandemike.

Nga të dhënat e kërkuara për secilën komunë në Republikën e Kosovës se sa gjoba mandatore janë shqiptuar  gjatë muajit Gusht-2020, kemi arritur në këtë raport përfundimtar:

Institucionet përkatëse në gjithë Republikën e Kosovës gjatë muajit Gusht sipas Udhëzimit Administrativ dhe Rregulloreve Komunale kanë shqiptuar gjithsej 4 gjoba.

Gjobat u shqiptuan nga këto komuna:

Lipjan (1)

Deçan (në vend të gjobës me vlerë monetare është negociuar me kompaninë që ka bërë shkelje dhe në këmbim të gjobës kanë rënë në ujdi që të pastrohet zona përreth)

Prizren (1)

Istog (1)

Në komunat të cilat nuk shqiptuan asnjë gjobë mandatore gjatë muajit Gusht janë: Komuna e Rahovecit, Gjakovës, Mitrovicës, Shtimes, Fushë Kosovës, Vitisë, Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Obiliqit.

Kurse nga komunat: Podujevë, Vushtrri, Ferizaj, Gjilan, Kamenicë, Junik, Suharekë, Drenas, Skënderaj, Pejë, Klinë, Malishevë, nuk kemi marrë asnjë raport.

Vlen të theksohet se nga raportet e marra rezulton që komuna e Mitrovicës së Jugut nuk ka fare inspektor të mjedisit qysh nga muaji Janar i vitit 2020.

Si dhe është e kënaqshme se si po arrihen marrëveshjet mes institucioneve dhe dëmtuesve të mjedisit, duke bërë kështu që të rritet vetëdija dhe ndërgjegjësimi për pronat publike. Rasti konkret është ai në komunën e Deçanit ku më poshtë do ju bashkangjisim edhe disa fotografi nga aksioni i ndërmarrë nga pala dëmtuese në këmbim të shqiptimit të gjobës mandatore. Për rastin në fjalë përveç pastrimit është marrë përsipër edhe rrethimi i zonës dhe mbjellja e fidaneve në atë hapësirë.

Gjithashtu duhet cekur se Udhëzimi Administrativ për Ndëshkime me Gjoba Mandatore është në fuqi që nga viti 2009 dhe në fushatën “Ta Pastrojmë Kosovën”, 15 shtator – 15 dhjetor 2018 ka ndodhur plotësim-ndryshimi i tij. Ky udhëzim ka synim reduktimin dhe eliminimin e ndotjes së mjedisit dhe mbrojtjen e  shëndetit të njeriut poashtu mbrojtjen e sipërfaqeve publike dhe private përmes menaxhimit të mbeturinave.

“Let’s Do It” ju njofton se monitorimi i zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore do të vazhdojë edhe gjatë muajve në vijim, kur edhe do të bëhen publike të gjitha të dhënat.

Për shkak të pandemisë COVID-19 kishte shumë pak gjoba të shqiptuara gjatë muajit Gusht, por duke shpresuar në normalizim të situatës dhe në ndërgjegjen institucionale besojmë që gjatë muajve në vijim gjobat mandatore do të gjejnë zbatim në vendin tonë.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2020 - Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin pesë ditor “Krejt Ka Pak V - Me Zemër Ngat” me aktivitete të ndryshme. (Hapësira e Termokissit, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të  Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të  “Muajit të mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara”, që është muaji tetor, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, do të vizitojnë personat me aftësi të kufizuara që janë të angazhuar në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit. (Objekti i Administratës Komunale në Qendrën për Shërbime të Integruara-One Stop Shop, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton para Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim lidhur me raportin e punës së ministrisë, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me problemet që është duke u ballafaquar ministria në përgjithësi, në veçanti për prodhuesit dhe transportuesit vendor për CEFTA si dhe për subvencionet e ndara për biznese gjatë pandemisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Objekti i KRPP-së, ora 14:00)

- Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci përmbyllë Projektin “Akademia për Lidership”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, sot mban tryezë me përfaqësues të institucioneve të vendit, organizatave që merren me përkrahjen e grave me kancer të gjirit, si dhe gra të mbijetuara nga kanceri i gjirit. (Holli i Kuvendit, ora 15:00)

- Ambasada e Gjermanisë bashkë me Asociacioni për Evropën Juglindore dhe Instituti Aspen Gjermani organzojnë konferencën digjitale “Të rinjtë, migrimi dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”. (Onlne, ora 16:00)