21 Tetor 2019

Let's Do It Kosova prezenton aktivitetet për Ditën e Pastrimit të Botës

Prishtinë, 20 shtator - Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezantohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës, qe do te mbahen nesër.

Pjesë e konferencës do të jenë edhe përfaqësues ndërkombëtarë të Let's Do It World!

Let's Do It Kosova është duke e koordinuar fushatën globale të pastrimit këtë vit dhe të njëjtën do ta bëjë edhe vitin tjetër.  Pjesë e kësaj fushate janë më shumë se 150 shtete të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019 - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Aleanca Kosovare e Biznesve dhe Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet  organizojnë ceremoninë zyrtare të vlerësimit për Vasfije Krasniqi-Goodman si Misionare e Paqës. (Zyrat e Misionit Diplomatik në Tiranë, rruga Donika Kastrioti, P14 Ap.3E, ora 12:00)

- Zyra e BE-së rganizon një vizitë në shkollën 'Nim Frashëri' e cila së shpejti do të lidhet me rrjetin e ngrohjes qendrore të ofruar nga Termokosi. (Shkolla “Naim Frashëri”, ora 14:30)