26 Prill 2024

Let’s Do it Kosova organizon pastrimin e vendkalimeve kufitare

Prishtinë, 15 shkurt - Me rastin e shënimit të festës së 10 vjetorit të Pavarësisë, “Let’s Do It Kosova” e mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, do të organizojë dy aksione të pastrimit, njërin në pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë, përkatësisht në Han të Elezit, ndërsa tjetri do të realizohet në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në Merdare.

Aksioni i parë do të organizohet në lokacionin ku është vendosur pllaka përkujtimore “Eksodi 99” ne Elez Han, pllakë e vendosur nga Qeveria e Kosovës si shenjë përkujtimi për eksodin e vitit 1999.

Ky aksion do të mbahet sot ku përveç vullnetarëve të Let’s Do It Kosova,do të marrin pjesë edhe nxënës të shkollave. Në këtë aksion do të angazhohet edhe Kompania publike “Pastrimi”.

Fatkeqësisht lokacioni në të cilin është e vendosur kjo pllakë përkujtimore është shndërruar në një vend me mbeturina. Bazuar në simbolikën që  ka, duhet urgjentisht të ndërmerren hapa për ta rregulluar atë hapësirë dhe ndër masat e para që kërkohen është organizimi i pastrimit të saj.

Aksioni tjetër do të organizohet në pikën kufitare me Serbinë në Merdare. Të dy anët e rrugës në afërsi të kësaj pike kufitare janë të mbushura me mbeturina. 

Aksioni në Merdare do të mbahet të premten ndërsa do të angazhohet Kompania e pastrimit “Natyra”.

Pjesëmarrjen në këto aksione e kanë konfirmuar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z.Albena Reshitaj, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma, ndërsa i ftuar është ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Flamur Sefaj.

Vullnetarët e Let’s Do It Kosova do të marrin pjesë edhe në aksionin për mbjelljen e fidanëve tek Kompleksi Përkujtimor në Prekaz, që do të realizohet më 18 shkurt.

Përpos pastrimit të këtyre  lokacioneve, këto aksione do të jenë edhe mesazh i mirë vetëdijesues për qytetarët për të rrisin vëmendjen e tyre për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Po ashtu, duke u bazuar në qarkullimin e madh që bëhet në këto dy vende gjendja e tillë me mbeturina në hyrje të shtetit është një pasqyrë e keqe.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)