29 Mars 2024

“Let’s Do It Kosova” bën thirrje për mbrojtje të mjedisit

Prishtinë, 2 mars - Organizata “Let’s Do It Kosova” me shqetësim i ka përcjellë zhvillimet e fundit në fushën e mjedisit, me theks të veçantë në rrethinën e Gjilanit, prej nga u raportua për djegie të gomave e mbeturinave dhe u publikuan shembuj të ndotjes së lumenjve.

Gjatë ditës së diel u raportua për djegien e gomave e mbeturinave në Gjilan dhe nëpër medie sociale qarkulloi një video në të cilën dëshmohet ndotja e lumit të qytetit në fshatin Pasjak.

Po ashtu banorët e fshatit Kmetovc, u ankuan që një gropë, nga deponia për mbeturina interne po shfrytëzohet edhe për mbeturina të tjera.

Dëshmi për ndotje të ambientit u pasqyruan në një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën, punëtorët e një restaurant në Brezovicë, shihen duke hedhur mbeturina në mal.

“Let’s Do It Kosova” bën thirrje për mbrojtje të mjedisit tek institucionet gjegjëse dhe qytetarët e vendit. Duke qenë se ngjarjet e fundit janë zhvilluar kryesisht gjatë fundjavës, organizata u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve, për angazhim shtesë në këto ditë.

“Let’s Do It Kosova” po ashtu përsërit urgjencën për shqyrtimin e mundësisë për formimin e Policisë Mjedisore, kërkesë kjo që është shtruar nga organizata tash e disa vite.

“Let’s Do It Kosova” është organizatë që merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Kosovë, organizimin e qytetarëve për adresimin e problmeve dhe pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet të ndryshme, përfshirë aksione të pastrimit, fushata vetëdijësuese dhe aktivitete tjera vullnetare.

Organizata, e cila është pjesë e lëvizjes globale “Let’s Do it World”, e pranishme në 157 shtete anembanë botës, po ashtu punon edhe në fushata avokuese për të ndikuar tek vendimarrësit për zgjidhje të çështjeve mjedisore.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)